Aktori i famshëm turk i jep fund beqarisë (Foto)



Aktori i famshëm turk i jep fund beqarisë (Foto)

13:20 24/09/2018

Aktori i famshëm turk Bugra Gulsoy i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e së dielës duke u kurorëzuar në martesë me të dashurën e tij prej shumë vitesh, Nilufer Gurbuz.

Çifti i famshëm u martua me një dasmë shik, me pjesëmarrjen e pak të afërmve, miqve të ngushtë dhe kolegëve në Stamboll.

Në dasmë nuk munguan aktorë dhe kolegë të shumtë të Gulsoy si Ozge Ozpirinçci, Burak Yamantürk, Berrak Tuzunataç, Birkan Sokullu, Dolunay Soysert, Serhat Teoman, Çağlar Çorumlu, Leyla Feray, Selin Şekerci, Tugay Mercan, Selen Ozturk, Eda Ece dhe Ali Yorenç.

Aktori 36-vjeçar Bugra Gulsoy njihet në Shqipëri për rolin e Guneyt në serialin e suksesshëm “Kuzey Guney”, transmetuar në Tv Klan pak vite më parë. /tvklan.al







Të ngjashme