Ai është një ndër aktorët turq më të famshëm dhe ka miliona fansa në mbarë botën. Bülent İnal është aktori protagonist i serialit më të ri historik që po transmetohet në Tv Klan, “Kyeqyteti Abdulhamid”. Ai luan rolin e sulltanit Abdylhamid II në këtë serial, ç’ka ka rritur edhe numrin e fansave shqiptarë të aktorit.

Në një intervistë për emisionin “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan Bülent İnal përshëndeti të gjithë shqiptarët dhe tha se së shpejti do të vizitojë vendin tonë sëbashku me familjen e tij.

“Do të vij së shpejti në Shqipëri, i përshëndes dhe i dua shumë të gjithë shqiptarët. Ndihem  vërtetë shumë mirë dhe jam i gëzuar që seriali ynë transmetohet në Shqipëri. Jam vërtetë kureshtar të di për vendin tuaj, sapo të gjej mundësinë do të vij bashkë me familjen time”,

tha Bülent İnal.

/tvklan.al