Aktori i njohur, Tom Hardy së fundmi ka bërë të ditur se si ka marrë përsipër detyrën që t’u lexojë përralla fëmijëve çdo natë për një javë rresht, për t’ua bërë izolimin në shtëpi, edhe më të lehtë.

Hardy u shfaq në kanalin televiziv për fëmijë “CBeebies” në BBC dhe bëri të ditur se do të nisë transmetimin në 27 Prill.

Lajmi për kthimin e Hardy u prit me befasi në mediat sociale. Sipas BBC, leximi i përrallave do të filmohet në kopshtin e Hardy-t dhe në disa pjesë do të shfaqet edhe qeni i tij Blue.

Drejtuesi i BBC Children u shpreh: Jemi të entuziazmuar që Tomi do të lexojë historitë për ne, gjatë këtyre kohërave sfiduese që jemi duke kaluar. BBC vazhdon ti shërbejë qëllimit të saj me guximin e vërtetë, për të kapërcyer sfidat në dukje të pamundura.

Përrallat do të transmetohen çdo ditë në orën 6.50 pm me kohën lokale dhe do të jenë gjithashtu në dispozicion në iPlayer./tvklan.al