Ylli i filmit “Whiplash”, Miles Teller nuk u vaksinua dhe refuzoi të bënte testin e Covid deri në momentin që doli pozitiv teksa punohej për xhirimet e një seriali.

Sipas një zëdhënësi, xhirimet për serialin dramë “The offer” nga Paramount Plus ndaluan në 28 Korrik pasi një pjesëtar i produksionit doli pozitiv.

Një burim i afërt më ekipin ekzekutiv të serialit informoi Daily Mail se ai që doli pozitiv ishte Miles Teller. Aktori kishte refuzuar vaksinimin anti-Covid ose të testohej paraprakisht deri në momentin që doli pozitiv.

“Miles Teller nuk është i vaksinuar. Ai refuzoi gjithashtu të bënte testin”, informon burimi për Daily Mail. “Ai e solli virusin në xhirime dhe tani e gjitha puna duhet të ndalojë.”

Publicisti i yllit, Lauren Hozempa, reagoi duke i quajtur të gabuara spekulimet, por refuzoi të fliste më shumë. Aktori pritet të luajë në serialin e bazuar tek filmi i vitit 1972 “The Godfather” krah emrave të mëdhenj si Giovanni Ribisi, Collin Hanks, Mathew Goode./tvklan.al