Aktori dhe producenti i mirënjohur Matthew McConaughey do t’i bashkohet sërish universitetit në të cilin ka studiuar vite më parë, por këtë herë si profesor në departamentin e  Radio-Televizionit dhe Filmit.

Që nga viti 2015 ai ka dhënë leksione për skenaristët e rinj. Ndërsa këtë vit ai do jetë pjesë e stafit së Universitetit  të Teksasit.

Ai është shprehur se kjo është klasa të cilën ai ka dëshiruar gjithmonë të ketë, që kur ka qenë vetë nxënës në këtë shkollë, dhe sipas tij puna me këta nxënës i jep atij mundësinë për t’i përgatitur për botën e televizionit dhe kinematografisë.

Por nuk kanë munguar edhe komentet pozitive nga pjesëtarët e tjerë të këtij institucioni, të cilat kanë qenë mjaft pozitive. Ata shprehen se janë shumë të lumtur që aktori është tashmë pjesë e këtij viti shkollor, pasi eksperienca e tij dhe mësimëdhënia që ai do të japë janë një ndihmesë e madhe për brezin e ardhshëm.

Klan Plus