Aktori i njohur thyen heshtjen pas vdekjes së bashkëshortes

Aktori i njohur thyen heshtjen pas vdekjes së bashkëshortes

21:38 25/08/2019

Aktori i njohur britanik, Vinnie Jonnes, të cilin e kemi parë në filmat “X-Men, the Last Stand”, “Mean Machine” apo dhe “Snatch”, ka thyer heshtjen pas vdekjes së bashkëshortes.

Kjo pasi Tanya Jonnes ndërroi jetë një muaj më parë pas luftës që pati me një sëmundje të rëndë. Ish-futbollisti Vinnie Jones, 54 vjeç, falenderoi të gjithë fansat për mbështetjen në “hidhërimin e thellë” që pati pas vdekjes së Tanya-s.

“Faleminderit të gjithëve për mendimet tuaja dhe fjalët e mira gjatë këtyre momenteve shkatërruese. Na keni ndihmuar në këtë hidhërim të thellë”, shkruan aktori në Twitter.

Fansat komentuan menjëherë duke shprehur ngushëllimet ndaj aktorit dhe ish-futbollistit. Tanya Jones ndërroi jetë muajin e kaluar në Los Angeles. Ajo vuante prej disa kohësh nga kanceri i lëkurës./abcnews.al

Të ngjashme
UKT