Lajme të mira për fansat e Ozan Dolunay. Aktori i ri i njohur në ekranin tonë për rolin në serialin “Stambolli i Pamëshirshëm” do të rikthehet në ekran me një nga projektet më premtuese të kinematografisë turke, në krah të Hazal Kaya dhe Bugra Gulsoy.

Seriali i ri nga kompania Medyapim nga Fox Tv mban emrin E pamundur/ Imkansiz, që është një riprodhim i dramës japoneze “Oasis”.

Sipas informacioneve të dhëna, xhirimet do të nisin në mesin e Shtatorit nëse komedia romantike “Love Logic Revenge” do të ketë një rating të ulët, në të kundërt do të transmetohet në fillim të janarit 2022.

Në dramën origjinale, nuk ka asnjë lidhje dashurie midis karaktereve, por ekziston një lidhje e fortë miqësie dhe protagonistja ëndërron të ketë një familje të lumtur. Ndërsa duke ndjekur traditën, skenari turk me siguri do të krijojë një trekëndësh dashurie.

Deri tani është bërë e ditur që Ozan do të ketë rol kryesor negativ duke luajtur rivalin në trekëndëshin e dashurisë./tvklan.al