Wentworth Miller thotë se diagnoza nuk ndryshoi asgjë nga jeta e tij

Aktori Wentworth Miller ka zbuluar se është diagnostikuar me autizëm një vit më parë dhe për herë të parë ai po e ndan këtë fakt me gjithë botën.

Ylli i “Prison Break” tha në Instagram, “Kjo nuk është diçka që më bëri të ndryshoja… të qenit autik është thelbi i gjithë asaj që unë jam sot. Për gjithçka që kam arritur dhe artikuluar“.

Ai nuk përfshiu një fotografi krahas titullit, dhe në vend të kësaj postoi një katror bosh. Ai vazhdoi:

“Kjo vjeshtë shënon 1 vit qëkur kam marrë diagnozën time jo formale të autizmit. Paraprihet nga një vetë-diagnostikim. Pasuar nga një diagnozë zyrtare. Ishte një proces i gjatë, pasi unë jam një burrë në moshë, jo një 5-vjeçar”.

Wentworth e përfundoi postimin duke shkruar se ai e di se kjo diagnozë është një privilegj që shumë nuk e gëzojnë dhe se diagnoza ishte “një mik” për të.

Klan News