Kjo është romanca e parë për të pas ndarjes nga ish- bashkëshortja e tij

Jason Momoa po përflitet së fundmi për një romancë të re dashurie. Mediat rozë raportojnë se aktori është në një lidhje me aktoren Eiza González.

Ata po takohen. Ai kujdeset për të. Jason është në një vend të mrekullueshëm, duke punuar në Fast X. Ata të dy janë të zënë me punë, por po argëtohen së bashku. Nuk është ende asgjë serioze”, thonë disa burime për gazetën “People”.

Nuk dihet ende se si u njoh çifti, por Mamoa ishte në premierën e filmit të González “Ambulance” në Prill. Ata nuk ecën së bashku në tapetin e kuq në atë kohë, kështu që është e paqartë nëse ata ishin apo jo së bashku.

Para kësaj romance, Mamoa ishte në një lidhje 16-vjeçare me aktoren Lisa Bonet. Në janar, ish-çifti njoftoi ndarjen e tyre pas katër vitesh martesë. Mamoa dhe Bonet kanë dy fëmijë: Lola 14 vjeç dhe Nakoa-Wolf 13 vjeç.

Në muajt e mëvonshëm pati thashetheme se dyshja mund të ishin pajtuar. Por këtyre thashethemeve u dha fund vetë aktori duke thënë se ata nuk janë përsëri bashkë.

Klan News