Lufta për të hyrë në filmat e Quentin Tarantinos

Shumë shpejt do të realizohet një film mbi përpjekjet e aktorit Nicolas Cage për të pasur një rol në filmat e Quentin Tarantinos dhe në rolin kryesor do të jetë pikërisht ai vetë.

Filmi i titulluar “Unbearable Weight of Massive Talent”, shumë shpejt do të jetë pjesë kompanisë filmike “Lionsgate”, e cila do të merret më prodhimin e tij.

Filmi ka në qendër historinë e Cage, i cili është i pafat dhe e dëshiron dëshpërimisht një rol në një nga filmat e Quentin Tarantinos. Cage do të vihet në skena shumë qesharake, e gjitha për të parë sesa ai dëshiron të punojë me regjisorin.

E gjithë ideja e filmit është që Nicolas bëhet një version i disa prej personazheve të tij më ikonikë dhe më të dashur.

Ndonëse për disa duket si një tallje që do ti bëhet aktorit, për të nuk është e tillë. Të paktën ky është premtimi që skenaristët i kanë bërë Cage, duke thënë se qëllimi i tyre është mirënjohja e të gjitha roleve të tij më të mira.

Klan Plus