Ish-e dashura këngëtare e aktorit hollivudian Shia LaBeouf ndau me ndjekësit e saj në Instagram lajmin se po ngrinte një padi ndaj ish-partnerit, pasi ky i fundit kishte abuzuar me të emocionalisht, fizikisht dhe mendërisht.

Ata u takuan në vitin 2018 në sheshxhirimin e Honey Boy dhe u lidhën për një vit, duke u ndarë më pas në vitin 2019.

Lajmi mbushi faqet kryesore të mediave dhe në dokumentet e gjykatës së Los Anxhelosit, të publikuara nga New York Times, citohet se Shia i kishte drejtuar asaj pistoletën dhe ia kishte përplasur kokën pas xhamit të makinës, si dhe kishte tentuar ta mbyste.

Më tej thuhej se LaBeouf i kishte transmetuar asaj një sëmundje të tipit SST pa i treguar që ishte mbartës.

Aktori ende nuk ka dhënë komente lidhur me ngjarjen, por ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një deklaratë.

“Nuk jam në pozitë për t’i treguar askujt sesi i ka bërë sjellja ime të ndihen. Nuk ka justifikim për alkoolizimin dhe agresivitetin tim. Ka vetëm racionalizime. Unë kam qenë abuziv ndaj vetes dhe të dashurve të mi për vite me radhë dhe kam shumë histori prapa meje ku dëshmohet sesi kam lënduar njerëzit më të afërt për mua. Ndihem i turpëruar për atë pjesë historie dhe i kërkoj falje të gjithë atyre që kam lënduar. Nuk mund të shtoj gjë tjetër”, shkroi LeBeouf.

Nga ana tjetër këngëtarja, FKA Twigs ndau me 425,000 ndjekësit e saj në Twitter shpresën për të ndërgjegjësuar njerëzit lidhur me dhunën fizike dhe emocionale që njerëzit përjetojnë në marrëdhëniet e tyre./tvklan.al