
Aktori peruan martohet me pemën
17:09 11/05/2016
Aktivisti për mbrojtjen e mjedisit dhe aktori peruan, Ricardo Torres është martuar me një pemë të lashtë në Meksikë, në kuadër të një fushate ndërgjegjësimi ekologjik, për të tretën herë.
I rrethuar nga të moshuarit e fshatit, familja dhe miqtë e tij, Torres vendosi një unazë në një degë dhe e puthi atë, ndërsa të pranishmit hodhën oriz mbi “çiftin e sapomartuar”.Dasma u organizua në qytetin Santa Maria del Tule, në Meksikë rreth orës 11:30 të së dielës, ku nuk munguan edhe këmbanat e kishës.

"Martesa me pemën selvi është simboli i kësaj fushate. Martohu me një pemë, Meksikë”- tha
ai. Torres i tha stop atyre që presin pemët dhe kërkoi nga Presidenti i Meksikës për të ndaluar shkatërrimin. Pema me të cilën “u martua” aktori është 2000 vjeçare dhe ndër pemët më të vjetra më të gjera në botë./tvklan.al