Aktori i famshëm turk, Emre Karayel është dhënë së tepërmi pas lojërave të fatit. Duket se as koha e lirë nuk i ka munguar, pasi sezonin e fundit nuk është përfshirë në projekte kinematografike.

Sipas lajmit të “Gunaydin”, cituar nga “HaberTurk”, aktori i njohur në Shqipëri si Engini i serialit ‘Gymysh’, ka shpërdoruar rreth 100 mijë dollarë në poker në kazinotë e Qipros, shumë kjo e barazvlefshme me një shtëpi.

Sipas medias turke, aktori nuk hyn dot në kazinotë e famshme të Qipros prej tre muajsh.

Karayel, i cili njihet si një ndër të famshmit që provon shansin në lojërat e fatit, ka hequr dorë nga prej disa prej pasurive të tij të patundshme për shkak të pasionit të tij me bixhozin./tvklan.al