James Dean po bëhët gati për rikithimin më të madh në ekran, 60 vite pas vdekjes.

“Në kërkim të Xhekut” është filmi i cili në të cilin aktori do të jetë pjesëmarrës, sigurisht falë efekteve speciale.  Falë kompanisë filmike ‘Magic City Films’, do të krijohet e gjithë pamja e James, bazuar në fotot dhe video të arkivuara të aktorit amerikan. Ndërsa për zërin do të jetë një person tjetër.

Filmi është i zhanerit dramë-aksion ku në qëndër ka luftën e Vietnamit. Roli i Dean nuk është kryesori, por mëgjithatë konsiderohet si i tillë falë gjithë këtij investimi që po bëhet.

Producentët janë shprehur se mund të merrin padyshim një aktor të mirëfilltë, por nuk do të ishte e njëjta gjë. Një situatë e tillë do të sillte risi dhe do të hapë rrugë për shumë ikona botërore që sot nuk jetojnë më, për t’u rikthyer në skenë.

James Dean vdiq në një aksident automobilistik më 30 Shtator të vitit 1955 në moshën 24-vjeçare. “Në kërkim të Xhekut” do të publikohet më Nëntor të 2020.

Klan Plus