“Ballkani, peng prej 3 dekadash”

Sergej Trifunoviç, është një nga aktorët e famshëm serb që ka arritur nga teatri e deri tek filmat botërorë. Një kritik i ashpër në rrjetet sociale i jetës në Serbi dhe drejtues i një fondacioni për fëmijët e sëmurë i është futur si opozitë garës për të kundërshtuar tërë spektrin politik.

Në karrierë ka luajtur rolin e shqiptarit jo pak herë, por edhe atë të kryeministrit Edi Rama, i cili thotë se i ka parë klipet e tij në internet.

Kur i kthehet seriozitetit Sergej, thotë se arsyeja që është ndarë me ata që bojkotojnë zgjedhjet është se nuk ka më çfarë të pritet. Ballkanin e konsideron peng prej tri dekadash.

“Të njëjtit njerëz, të njëjtat rrëfime, të njëjtat probleme kurse njerëzit janë zhutyr deri në fyt në varfëri. Kjo do të duhet të ndalojë. Natyrisht këtu rol të madh luan mosveprimi i Bashkimit Evropian”, thotë ai.

Ende nuk e quan veten si një politikan pavarësisht se jo pak është konfrontuar me botën e politikës dhe njihet për një gjuhë mjaft brutale.

“E kam kuptuar që duhet të institucionalizoj kritikat e mia, duhet të hyj në parlament dhe ta pushtoj atë. Është më e lehtë kur je brenda pasi si deputet ke më shumë mundësi. Unë tashmë i kam tri materiale që janë bomba të korrupsionit që i ruaj për parlament”, është shprehur ai.

Ka qenë aktiv në protesta bashkë me të vëllain kundër shumë pushteteve serbe që prej kohës së, Slobodan Millosheviçit edhe së fundmi nuk ka përtuar të flasë, madje edhe deri tek përleshjet fizike.

Tv Klan