Aktori, këngëtari dhe showmen-i turk, Alisan është në “telashe” me Presidentin Recep Tayiip Erdogan.

“TV8” raporton se Alisan i ka premtuar Erdoganit se do të martohej brenda gjashtë muajsh, mirëpo ende nuk ka asgjë në horizont edhe pse po i skadon afati.

Personazhi i njohur turk tashmë e pranon edhe vetë se ka filluar të “stresohet” ngaqë i kanë mbetur shumë pak ditë nga përmbushja e afatit.

2

“Kam dhen fjalën dhe që atëherë ka kaluar goxha kohë, mirëpo nuk ka asgjë të re,” tha Alisan. “Unë bëj shumë shaka. Kush ma jep gocën me këto që bëj unë? Mirëpo, më duhet të martohem mejëherë,” tha ai me shaka.

Alisan foli për gazetarët pas koncertit që ai dha në Bullgari. Në prononcimin e tij, aktori tha se së shpejti do të kthehet me një serial. “Tani po lexoj skenarët”, tha ai, duke shtuar se seriali ku do të angazhohet do të jetë komedi.

Presidenti Turk Recep Tayyip Erdogan njihet për këmbënguljen e tij në këshillimin e njerëzve për t’u martuar, lënë duhanin, e madje edhe në lindjen e të paktën tre fëmijëve./tvklan.al