Earl Cameron, një prej aktorëve të parë me ngjyrë që ka pasur një karrierë të suksesshme në industrinë e filmave në Britani ka vdekur në moshën 102-vjeçare.

Cameron jetonte prej vitesh në Kenilworth të Warwickshire dhe vdiq gjatë kohës që po flinte të Premten. Cameron u shfaq për herë të parë me filmin Pool of London në vitin 1951.

“Ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm që qëndronte falë parimeve të tij morale”, tha në një deklaratë familja.

Në vitin 2009, ai u nderua me titullin Komandant i Urdhrit të Perandorisë Britanike. Cameron ka marrë pjesë në filmin e James Bond në vitin 1965, Thunder balll dhe Doctor Who.

Kolegët e tij e kanë konsideruar aktorin si një “legjendë”./tvklan.al