E teksa gruaja e William H. Macy është e akuzuar për një skemë mashtrimi miliona dollarëshe në Kaliforni, aktori është parë sot në gjykatë për të dhënë dëshminë e tij. Mësohet se 68 vjeçari është thirrur për tu marrë në pyetje në lidhje me rastin e ryshfetit. Aktori u pa tepër i hutuar dhe shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim më parë. William nuk buzëqeshte dhe ishte i veshur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Ndërkohë që aktorja Felicity doli para gjykatës dhe u desh të paguajë 250 mijë Dollarë për lirimin e saj me kusht. Ajo gjithashtu është e detyruar të dorëzojë pasaportën si dhe të kufizojë udhëtimet e saj. 56- vjeçarja Huffman me të shoqin ka paguar 15 mijë Dollarë për të bijën. Pjesë e të akuzuarve të cilët kishin dhënë ryshfet për të futur fëmijët në shkollat prestigjioze si Stenford, apo Georgetown, ishin dhe shumë personazhe të tjerë të Hollywood.

Klan Plus