Aktorja amerikane Selma Blair është diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë. Ajo e ka bërë publike vetë këtë fakt në një postim në rrjetet sociale. 46-vjeçarja thotë se me këtë sëmundje është diagnostikuar në muajin Gusht, por shprehet se simptomat i ka pasur për vite me radhë.

Skleroza e shumëfishtë është një sëmundje e pashërueshme që prek trurin ose palcën kurrizore duke shkaktuar probleme me shikimin, me ekuilibrin dhe probleme muskulore. Shkaku i sëmundjes së saj është i panjohur, por ajo thotë se ndihet e lehtësuar që më në fund kishte zbuluar nga se vuante.

Për sklerozën e shumëfishtë nuk ka shërim, por mund të trajtohet me medikamente apo me terapi fizike për të mbajtur nën kontroll simptomat që shkakton ose për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes. Pas bërjes publike të problemit të saj, aktorja Selma Blair mori mbështetje në rrjetet sociale. /

tvklan.al