Aktorja e filmave për të rritur, Jesse Jane është vënë në pranga pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht të dashurin e saj.

Ngjarja ka ndodhur në Okalhama dy javë më parë, ku sipas raportimit të mediave të huaja, Jane ka qenë në gjendje të dehur kur është përfshirë në sherr me partnerin.

Denoncimi ndaj aktores së filmave me pullë të kuqe, erdhi prej 39-vjeçarit, i cili e akuzoi se e kishte qëlluar me grushte si dhe e kishte kafshuar në dorë. Por pas dy javësh në paraburgim, ajo është liruar pasi sipas autoriteteve, të dy partnerët kanë qenë në gjendje të dehur kur ka ndodhur incidenti.

Por kjo nuk është hera e parë që ajo përfshihet në probleme me ligjin. Në vitin 2018, ndaj saj u regjistrua një akuzë, se në gjendje të dehur kishte kryer veprime të pahijshme në publik.

Megjithatë, aktorja e filmave porno këto incidente i ka marrë me sportivitet. /tvklan.al