Aktorja e “Game of Thrones” do t’i nënshtrohet operacionit



Aktorja e “Game of Thrones” do t’i nënshtrohet operacionit

09:46 22/03/2019

Një lajm jo i mirë për fansat e serialit të famshëm “Game of Thrones”. Protagonistja e këtij seriali, Emilia Clarke duhet t’i nënshtrohet një operacioni në kokë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë aktorja e famshme.

Emilia Clarke, në një shkrim për ‘The New Yorker’, thotë se vuajti dy herë nga gjakderdhja në tru. Ajo iu nënshtrua operacioneve dy herë dhe tashmë gjendja e saj është e stabilizuar. Sulmin e parë në tru e kishte pësuar në vitin 2011. Mjekët e diagnostikuan me hemorragji, sëmundje nga e cila 1/3 e të prekurve humbasin jetën.

Pas operacionit, për disa ditë aktorja nuk mund të fliste dhe i druhej faktit se karriera e saj kishte marrë fund. Ajo iu rikthye normalitetit në xhirimet e sezonit të dytë të “Game of Thrones”. 

“Isha shumë e zymtë, aq e dobët sa mendova se do të vdisja”

, thotë ajo.

Në vitin 2013 pësoi një tjetër hemorragji në tru dhe iu nënshtrua një ndërhyrje të dytë. Kësaj radhe, kirurgjia ishte shumë më e ndërlikuar, pasi kafka e saj duhej të hapej.

Në intervistën e saj për “The New Yorker” ku flet për herë të parë për sëmundjen, thotë se aktualisht është 100% në formë dhe madje ka ndihmuar në hapjen e një organizate bamirëse që mbështet njerëzit e prekur nga sëmundjet apo goditjet në tru.

Aktorja britanike Emilia Clarke luan rolin e Daenerys Targaryen në serialin “Game of Thrones”.

/tvklan.al







Të ngjashme