Stilistja e famshme turke, Nur Yerlitas, është shfaqur për herë të parë në media, pak më shumë se një muaj nga operacioni që ajo ka kryer për heqjen e një mase tumorale në tru.

Yerlitas e njohur gjerësisht edhe si “Nerella” ka luajtur në disa seri të serialit të transmetuar në Televizionin Klan, “Maral”.

Stilistja 63-vjeçare është diagnostikuar me kancer në tru pak muaj më parë, ndërsa më 6 Gusht kreu operacionin e vështirë.

Me flokë të shkurtra dhe pak më e dobët se më parë, Yerlitas doli para kamerave me njerëzit e saj të dashur që për asnjë moment nuk e lanë vetëm gjatë periudhës më të vështirë në jetën e saj.

“Nurella” u kthye në një fenomen në rrjetet sociale pas pjesëmarrjes në disa “Reality Show” që kishin në fokus aftësinë e të rejave për tu veshur sa më bukur me një buxhet të caktuar. /tvklan.al