Aktorja e famshme, Anne Hathaway dhe partneri i saj, Adam Shulman, janë bërë prindër për herë të dytë.

Çifti ende nuk ka bërë asgjë publike, por ata janë fotografuar teksa ishin duke bërë një shtëtitje në park si familje.

Ajo që bie në sy tek fotot e publikuara nga “DailyMail”, është fakti se Shulman mbante në dorë koshin e foshnjës të mbuluar me batanije.

Në vitin 2006, Hathaway dhe Shulman u bënë prindër të një vogëlushi, të cilin e pagëzuan me emrin Jonathan Rosebanks. /tvklan.al