Aktorja e njohur, Jenna Dewan ka mirëpritur ardhjen në jetë të fëmijës së saj të dytë. 39-vjeçarja e dha lajmin e bukur përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, teksa postoi edhe një foto ku shfaqej me vogëlushin e saj në krah.

Dhe ja kështu, zemrat tona shpërthyen deri në përjetësi dhe më tej. Mirëseerdhe në botë ëngjëlli ynë i vogël”, shkroi bashkëngjitur postimit të saj aktorja.

Ky është fëmija i dytë i saj, pasi ajo është gjithashtu mama e vogëlushes 6-vjeçare, Everly, nga martesa e saj e parë me Channing Tatum./tvklan.al