Aktore dhe modele shumë e njohur, por edhe pse me gjithë ata famë shfrytëzon pamjen e saj për të fituar më shumë para. Bella Thorne ka shkaktuar zemërim mes punonjëseve të seksit, të cilat pretendojnë se ajo u ka prishur punë në lidhje me fotot që postohet në një website.

22-vjeçarja shokoi fansat kur njoftoi se po hapte një faqe në OnlyFans, një website ku njerëzit shpërndajnë foto dhe video erotike. Për çështje ditësh, aktorja numëroi me miliona dollarë të fituar.

Fansat donin ta shihnin aktoren lakuriq dhe për këtë shkak ishin të panumërt paratë që i dërgoheshin asaj për një foto të vetme.

Por ky sukses i Thorne nuk është pritur mirë nga komuniteti i punonjëseve të seksit, të cilat thonë se ajo ka ndikuar në mënyrën e tyre të jetesës për shkak të fitimit aq të shpejtë. Një foto që dikur shitej për 50 Dollarë, për 7 ditë që kur Thorne iu fut biznesit, ra me 30 Dollarë.

Sipas thashetheme OnlyFans është detyruar që të ulë çmimin si masë paraprake pasi i detyrohen aktores një shumë të madhe parash.

“Ajo mashtroi abonuesit që dërgonin deri në 200 Dollarë për një foto me pagesë duke pretenduar se ishte komplet nudo. Nuk ishte. Shumë njerëz kanë kërkuar rimbursim”, ka treguar një punonjëse./tvklan.al