Aktorja e njohur 44-vjeçare nga Afganistani ka mbetur e plagosur gjatë një sulmi me armë në Kabul. Saba Sahar po udhëtonte me makinë për në punë së bashku me 4 persona të tjerë, fëmijën e mitur, dy truprojat dhe shoferin e makinës.

Bashkëshorti i aktores ka thënë për mediat vendase se aktorja ka marrë plumb në stomak, ndërsa fëmija dhe shoferi nuk pësuan lëndime. Edhe dy truprojat u plagosën, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur  pothuajse 5 minuta pasi ajo doli nga banesa. ‘Amnesty International’ është shprehur se kohët e fundit në Afaganistan ka pasur një rritje të sulmeve ndaj aktorëve, aktivistëve politikë apo avokatëve për të drejtat e njeriut.

Sidoqoftë, deri tani asnjë grup nuk ka marr përsipër sulmin ndaj aktores Saba Sahar. 44-vjeçarja është një nga regjisoret e para femra në Afganistan. /tvklan.al