Koronavirusi nuk po kursen askënd, madje as edhe prindërit e personazheve të famshëm. Aktorja e Sophia Myles e njohur për rolet e saj në filmat si Doctor Who, Moonlinght, etj.  ka humbur babain e saj.

Peter Myles u nda nga jeta për shkak të koronavirusit dhe aktorja ka ndarë në Twitter foton që na emocionoi të gjithëve. Sophia ka publikuar foton e fundit nga spitali me të atin, i cili ka aparatura në trup.

Në mesazhin e saj, aktorja shprehet: “Përshkrova një udhëtim për të parë babain tim. Ky është realiteti i rëndë i koronavirusit. U prehsh në paqe Peter Myles”. 

Myles i bënë thirrje të gjithëve që të jenë të ndërgjegjshëm e të qëndrojnë në shtëpi që të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Klan Plus