Aktorja e njohur humb kujtesën pas operacionit në tru

Aktorja e njohur humb kujtesën pas operacionit në tru

10:55 28/10/2019

Aktorja mjaft e  njohur e “The Games of Thrones”, përmes një interviste të dhënë ka treguar problemet e saj shëndetësore. Emilia Clarke zbuloi se vuante nga aneurizëm në tru, një këputje arteriale që kërkonte patjetër kryerjen e operacionit.

Situata e saj shëndetësore filloi të përkeqësohet në vitin 2011, menjëherë pasi ajo kishte përfunduar xhirimet për sezonin e parë të “Games of Thrones”. Ajo filloi të kishte dhimbje koke të padurueshme, goditje shumë të forta, të cilat nuk e lejonin të ecte dhe kjo për shkak se truri i saj ishte dëmtuar. “Më dukej sikur dikush e godiste kokën time me thikë, ishte e padurueshme”.

Ajo u transportua menjëherë në spital dhe sipas mjekëve, Clarke kishte pësuar hemoragji. Ajo iu nënështrua operacionit në tru që zgjati për 3 orë. Por operacioni nuk rezultoi i suksesshëm sepse aktorja humbi kujtesën, nuk mund të kujtonte as emrin e saj dhe kishte probleme edhe në komunikim.

Gjendja e saj ishte aq e keqe sa Emilia i kishte kërkuar mjekëve ta linin të vdiste. Pas një jave, situata filloi të rregullohej dhe ajo ishte e pranishme në promovimin e “Games of Throne” por iu desh të merrte morfinë për të evituar dhimbjet që ndjente.

Në vitin 2013, skaneri zbuloi se situata ishte edhe më kritike dhe ajo duhej ti nënështrohej një operacioni të dytë, i cili sërish nuk shkoi si duhet sepse pësoi gjakderdhje dhe mjekët u detyruan të ndërhynin duke bërë një hapje të kafkës së saj.

Pas operacionit, aktorja filloi të vuante edhe nga ankthi por me ndihmën dhe mbështetjen e familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj arriti të kalonte këtë periudhë të vështirë. Sot Emilia mbështet financiarisht të rinjtë që vuajnë nga dëmtime të trurit./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi