Aktorja e njohur i jep fund lidhjes 6-vjeçare



Aktorja e njohur i jep fund lidhjes 6-vjeçare

19:07 12/05/2017

Aktorja e njohur, Zerrin Tekindor raportohet se i ka dhënë fund lidhjes 6-vjecare me aktorin Haluk Bilginer.

Zerrin Tekindor njihet për rolin e Gyltenit në serialin “Kuzey Guney”, ndërsa Bilginer njihet për rolin e Kenan Birkanit në serilain “Ezel”, të dy transmetuar në Televizionin Klan.

Gazeta “Sabah” raporton se pas një bashkëjetese pothuajse 6-vjeçare dy aktorët e njohur i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Burime pranë çiftit konfirmuan për gazetën turke se gjithçka ka mbaruar dhe se ka shumë pak mundësi, pothuajse aspak, që ata të ribashkohen.

Si arsye besohet të jetë futja në mesin e çiftit e djalit që Zerrin Tekindor ka nga Çetin Tekindor, Hira Tekindor.

Haluk Bilginer e kishte emëruar si drejtor atë në një projekt tek atelieja e aktrimit që ai ka, por më pas ka ngelur i pakënaqur nga puna e tij. 

Kjo është bërë shkas edhe për grindje mes çiftit, duke qenë se Bilginer nuk “lëshoi pe” në profesion, ndërsa Tekindor nuk “lëshoi pe” sa i përket të birit, duke i dhënë fund dashurisë 6-vjeçare./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”213″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]







Të ngjashme