Aktorja e mirënjohur britanike Dame Diana Rigg ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Ajo do të mbahet mend për rolet e saj në serialet “The Avengers” si Emma Peel dhe në “Game of Thrones” ku ka luajtur si Olenna Tyrell.

Vajza e 82-vjeçares, aktorja Rachael Stirling, u shpreh se e ëma e saj ndërroi jetë për shkak të kancerit, sëmundje me të cilën ishte diagnostikuar në muajin Mars.

Diana Rigg do të mbahet gjithashtu edhe për rolin e saj si Tracy në vitin 1969 në filmin për Shërbimin Sekret të Mbretëreshës. Aktorja e ndjerë është gjithashtu e vetmja grua që ka luajtur në një prej filmave të James Bond dhe u martua në rol me agjentin 007.

Shumë aktorë dhe regjisorë kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktores së mirënjohur. /tvklan.al