Aktorja mjaft e dashur turke, Berguzar Korel është bërë nënë për herë të dytë. Mediat turke bëjnë me dije se, ajo ka sjellë në jetë djalin e dytë nga martesa me Halit Ergenç.

Ende nuk ka asnjë konfirmim nga dyshja, por sipas mediave bebushi dhe aktorja janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe mësohet se prindërit i kanë vendosur atij emrin Han.

Fansat po presin me padurim foto të vogëlushit, duke qenë se edhe gjatë shtatzënisë Berguzar nuk i ka kursyer fotot gjatë shtatzënisë.

Dy aktorët janë martuar prej 10 vitesh së bashku dhe janë mjaft të komentuar dhe të preferuar nga fansat./tvklan.al