Mediat turke bënjë të ditur se aktorja e njohur, Gokçe Akyildiz është ndarë pas 3 vitesh nga burri i saj. Aktorja është mjaft e njohur në vendin tonë si Songyl, me rolin e saj tek seriali “Lule të Vetmuara”.

Ata u njohën gjatë xhirimeve të serialit, ku Mustafa Ozyurt punonte në prapaskenë. Çifti më herët është shprehur se ishte dashuri me shikim të parë. Pak kohë më vonë, ata u bekuan me një djalë, të cilit i vendosën emrin Omer dhe dukeshin shumë të lumtur në martesën e tyre.

Por mendohet se kanë pasur zënka e keqkuptime, që kanë çuar në ndarjen e tyre. Një tjetër detaj që e konfirmon ndarjen është edhe fakti që të dy kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Thuhet se Gokçe pas ndarjes ka marrë kujdestarinë e djalit. Aktorja ka vendosur që tani e tutje të përqëndrohet tek karriera dhe së shpejti do të nisë xhirimet e një seriali të ri./tvklan.al