Aktorja e njohur turke Hazal Kaya është bërë mjaft e njohur për shqiptarët nga rolet e saj në shumë seriale të suksesshme, ku një ndër to ka qenë edhe seriali “Dashuri e ndaluar” që është transmetuar në Tv Klan. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në një program televiziv, ku ka bërë një deklaratë të fortë për indrustrinë  e filmit. Hazal është shprehur se aktorët janë poshtëruar prej vitesh derisa projektet e tyre filluan të shiteshin jashtë vendit.

“Prej vitesh jemi poshtëruar si aktorë dhe kemi jetuar si njerëz pa perspektiva. Mendonin se ishim aty për shkak të bukurisë dhe jo talentit. Por ishte drejtësia hyjnore që vite më pas bëri që serialet tona të shiteshin nëpër botë dhe të vlerësoheshin. Ne aktorët kemi punuar shumë për këtë industri. Askush s’ka punuar më shumë se ne dhe sërish ne sulmoheshim, nga të gjitha anët. Historia ndryshoi kur serialet nisën të shiteshin jashtë vendit”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se aktorja në muajin Nëntor të vitit 2019, Kaya u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj Ali Atay u bënë prindër të një djali të cilët e pagëzuan me emrin Fikret. /tvklan.al