Aktorja e “Wonder Woman” kërcënohet nga regjisori



Aktorja e “Wonder Woman” kërcënohet nga regjisori

20:40 10/05/2021

 Joss Whedon do t’i shkatërronte karrierën nëse Gadot do fliste kundër tij

Aktorja e njohur izraelite, Gal Gadot, ka deklaruar se karriera e saj ishte kërcënuar nga regjisori Joss Whedon. Ylli i filmave “Wonder Woman” kishte punuar me Whedon në filmin e vitit 2017, “Justice League”, dhe në një intervistë të fundit aktorja pohoi se regjisori i njohur hollivudian e kishte kërcënuar se do t’i shkatërronte karrierën nëse do të fliste publikisht kundër tij.

Joss Whedon ka rënë pre e kritikave kohëve të fundit, kjo pas akuzave që janë bërë kundër tij nga aktori Ray Fisher, i cili në filmin “Justice League” portretizoi superheroin Cyborg.  Ai e akuzoi regjisorin dhe producentët, Geoff Johns dhe Jon Berg, për sjellje jo korrekte në vendin e punës.

Fisher po ashtu ka deklaruar se racizmi ka luajtur rol në realizimin final të filmit, duke nënkuptuar se vendimi për t’i dhënë rolit të tij hapësirë të vogël në këtë projekt, nuk ishte i rastësishëm. Sjellja e Joss Whedon  ndaj aktorëve dhe punëtorëve te  tjerë në sheshin e xhirimeve, ishte abuzuese, joprofesionale dhe tërësisht e papranueshme.

Klan News







Të ngjashme