Aktorja amerikane, Olivia Munn, ka ndarë një sekret me publikun. Ajo është shprehur se një prej të dashurve të saj në të shkuarën ishte “shumë keq në marrëdhënie seksuale”.

Deklaratat e saj vijnë pas ndarjes me Aaron Rodgers dhe Tucker Roberts. Aktorja foli për komedianen Whitney Cummings rreth eksperiencave të saj në të shkuarën dhe se ish i dashuri nuk i plotësonte nevojat.

“Kisha një të dashur, i cili ishte më i keqi, më i keqi në seks”, tha ajo.

Ish-prezantuesja në TV G4 hodhi idenë se personazhi misterioz mund të jetë homoseksual. Ajo zbuloi se ky person i veçantë dëshironte të kryente marrëdhënie me drita fikur, që sipas saj do të thotë që nuk donte t’i shikonte fytyrën sepse përballë kishte një vajzë.

“Së fundmi e kam kuptuar këtë”, tregoi ajo.

Ylli amerikan ka qenë e lidhur deri në 2017-n me sportistin Aaron Rodgers. Më vonë ajo u lidh me Tucker Roberts, por lidhja e tyre përfundoi në fund të 2019-s. Kjo nuk është hera e parë që Munn tregon hapur sekrete të jetës së saj. Më herët, ajo është shprehur se nuk dëshiron që të ketë fëmijë./tvklan.al

Aaron Rodgers dhe Olivia Munn
Tucker Roberts dhe Olivia Munn