“The Wonder” bazohet në romanin e autores Emma Donoghue

Një ndër aktoret më të suksesshme të Hollivudit, Florence Pugh është përzgjedhur të luajë në filmin e ri psikologjik të platformës Netflix, “The Wonder”, i cili bazohet në librin me të njëjtin emër të autores Emma Donoghue.

Sipas “The Hollywood Reporter”, Pugh do të luajë në rolin e Lib Wright, një infermiere angleze e cila në vitin 1859 udhëton drejt një fshati të vogël në Irlandë. Atje ajo bëhet dëshmitare e një rasti të çuditshëm, kur një vajzë 11-vjeçare arrin të jetojë me muaj të tërë pa ngrënë ushqim. Derisa vajza e quajtur Anna O’Donnell, merr të gjithë  vëmendjen e mediave dhe turistëve, teksa përfundojnë duke ia ndryshuar jetën njëra-tjetrës.

Nuk është hera e parë që një prej romaneve të autores Emma Donoghue shndërrohet në skenë xhirimi. Në vitin 2015, libri i saj “Room” u shndërrua në një prej projekteve më të përfolura dhe të suksesshme filmike, ku pikërisht aktorja Brie Larson mori çmim “Oscar”, në kategorinë “Aktorja më e mirë”.

Filmi “The Wonder” është vetëm një prej projekteve të ardhshme të aktores, Florence Pugh. Së shpejti aktorja pritet të lançojë edhe të tjera filma ku do të luajë.

Klan News