Eliona Pitarka di t’ia dalë mes vështirësive. Këtë të hënë, modelja edhe pse me një problem fizik arriti ta çojë deri në fund kërcimin e saj në emisionin “Dance With Me” në Tv Klan.

Edhe pse kishte shembje në brinjë dhe kërceu me dhimbje, Eliona mori vlerësime nga anëtarët e jurisë. Aktorja u shpreh se emisioni i kërcimit në TV Klan e ka ndihmuar për t’i rritur vetëbesimin, por edhe për t’i treguar njerëzve që di të punojë fort ndryshe nga ç’janë mësuar ta shohin në emisionin “Klanifornia”.

“Më ka bërë të dukem më mirë fizikisht se kam humbur disa kile që duhet t’i humbisja. Më ka rritur vetëbesimin. Ka ndikuar jashtëzakonisht shumë me vetëbesimin. Njerëzit kanë dashur të njohin Elionën përtej atij programit që bën që jam ajo vajza që fut në sherre dhe atë rolin që kam tipikun atje. Mendoj që ka qenë programi i duhur që njerëzit të kuptojnë që edhe nxihem, edhe luftoj, edhe punoj fort, edhe bëj performanca të mira”, tha Eliona. /tvklan.al