Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme intervistën me çiftin e njohur të aktorëve Eni Jani dhe Genc Fuga. Ata kanë rrëfyer detaje interesante rreth prindërimit, por edhe jetës artistike.

Eni dhe Genci janë prindër të dy vajzave, Stina dhe Ajri. Emrat që ta kanë përzgjedhur për vajzat e tyre janë shumë të veçantë dhe aktorja tregon se dëshironte shumë që emrat të ishin shqiptar dhe të kishin lidhje me njëri-tjetrin.

Gazetarja: Sa vjeç janë Stina dhe Ajri?

Eni Jani:  Stina është 12 e gjysëm, kurse ajri është 5 e gjysëm.

Gazetarja: Ju keni qenë kreativë në zgjedhjen e emrave të dy vajzave tuaja? Pse këto emra?

Eni Jani: Për pjesën e emrave, unë e kam patur kusht që emrat do i kishim shqiptar, nuk doja të kishim emra të huaj. Në momentin që isha shtatzënë me Stinën, takoj një shoqe të Gencit nga Danimarka, ata kishin një emër shumë të përdorshëm, që e kishin emrin e tyre atje, kuptohet që i jepnin theks tjetër. Ishte emri Stina dhe ajo na tregonte që kuptimin e ka aromë në shqip. Që në atë moment më goditi jashtë mase emri dhe më pëlqeu shumë dhe kur ndahemi nga Ilda i them Gencit: Si t’u duk emri Stina dhe këtij i kishte pëlqyer vërtet shumë dhe që në atë moment u vendos që do t’ia vinim Stina. Më pas unë bëja testime dhe i pyesja si ju duket ky emër dhe kishte njerëz që ju dukej shumë i çuditshëm: Ç’është ky emër, ç’është kjo Stina, sidomos në punë. Dhe mua sa shumë që më reagonin kështu thoja sa mirë, se nuk do përhapet shumë si emër. Kurse me ajrin pastaj e kemi patur pak më të vështirë, se u bën dy kushte, përveçse shqiptar doja të kishin dhe harmoni me njëra-tjetrën emrat, se u mor vesh gjinia, që ishte vajzë. Në fakt e kemi marrë vesh pak vonë, se ishte në pozicion jo fort të përshtatshëm për ta kuptuar. Fiks ditën që kjo u përcaktua që ishte vajzë, atë ditë na shkrepi ideja e emrit, se gjithë kohës ishim në kërkim si mund të ishte po të ishte djalë dhe si mund të ishte po të ishte vajzë. Në një moment mua se si më vjen emri Ajri dhe them Stina dhe Ajri, se kanë lidhje me njëra-tjetrën./tvklan.al