Aktorja turke fotografohet me të dashurin e martuar – TV KLAN

Aktorja turke fotografohet me të dashurin e martuar

Ish-modelja dhe aktorja turke, Tuba Unsal, është fotografuar në pushime me të dashurin e saj të ri, Caner Karaloğlu, i cili zyrtarisht është i martuar me një tjetër.

Unsal, e njohur mes të tjerash edhe për rolin e Handan në serialin e transmetuar në Klan Plus “I infiltruari”, vitin e shkuar i dha fund martesës së saj 5-vjeçare me gazetarin Mirgun Cabas.

Karaloglu është ende zyrtarisht i martuar me modelen spanjolle Elisabeth Mas, me të cilën ka edhe një fëmijë.

Dy të dashuruarit janë “zënë mat” nga fotoreporteri i gazetës turke “Yeni Asır” gjatë kohës që shijonin kohë sëbashku në plazhin e Çeshmes, në Turqi. /tvklan.al

Kategori
ShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione