Aktorja e famshme e serialeve turke, Hande Erçel, ka humbur në një moshë të re nënën e saj Aylin Erçel, e cila prej kohësh luftonte me kancerin. 25-vjeçarja i dha lamtumirën e fundit nënës së saj këtë të diel në Stamboll.

Media turke raporton se Aylin Erçel u shtrua me urgjencë në spital dy ditë më parë, si pasojë e përkeqësimit të papritur të shëndetit. Aktorja 25-vjeçare ndodhej në xhirime jashtë Stambollit dhe me të mësuar gjendjen e nënës u rikthye me urgjencë në metropolin turk.

Fatkeqësisht kjo do të ishte edhe dita e saj e fundit me të ëmën, pasi ditën e shtunë, Aylin Erçel ndërroi jetë.

Media ka publikuar fotot e aktores, e cila arrin të qëndrojë në këmbë falë ndihmës së gjyshes së saj, ndërkohë që pranë i është gjendur edhe ish-i dashuri, këngëtari Murat Dalkılıç.

Aktorja dhe motra e saj pritën për ngushëllime shumë kolegë, miq dhe të afërm. /tvklan.al