Këngëtarja dhe aktorja e famshme turke, Neşe Yılmaz, e njohur gjerësisht me emrin e saj të artit “Zara” i ka mbijetuar një aksidenti të frikshëm pak ditë më parë në Stamboll.

Sipas gazetës “YeniSafak”, aktorja e cila së fundmi ka luajtur rolin e Gënyl në serialin “Familja e Madhe” (Eskiya Dynyaya Hukumdar Olmaz) ishte në një makinë që u aksidentua 4 ditë më parë në Urën Osmangazi.

Aktorja 42-vjeçare është përpjekur ta fshehë aksidentin nga e ëma, por sëfundmi në një prononcim për median tha se ndihej sikur kishte lindur për herë të dytë.

Ishte një aksident i frikshëm. Aksidenti ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit në Urën Osmangazi. Për një moment mendova se fluturuam poshtë urës. Në një mënyrë të pabesueshme shpëtuam vetëm me plagë të lehta dhe gërvishtje. Në atë moment kuptova se jemi mysafirë të njëri-tjetrit, prandaj duhet t’ia dimë rëndësinë njëri-tjetrit. Këtë e thosha gjithmonë, por kësaj radhe e përjetoj ndryshe. Ndihem sikur linda për herë të dytë, sikur mu fal një tjetër jetë

”, tha “Zara”. /tvklan.al