5 vite pasi aktorja dhe fotomodelja turke Nil Erkoçlar iu nënshtrua një operacioni për ndryshim të gjinisë, të njëjtën gjë tashmë mësohet se ka bërë edhe e motra, Gul Erkoçlar.

Në vitin 2013 Nil Erkoçlar bashkë me gjininë ndryshoi edhe emrin, e tani të gjithë e njohin si Ruzgar Erkoçlar. Kjo eksperiencë duket se i ka pëlqyer edhe të motrës, Gul Erkoçlar, e cila pas operacionit tashmë quhet Gorkem.

Transformimi nga Nil Erkoçlar në Ruzgar Erkoçlar

Gul Erkoçlar ishte veshur si djalë edhe në dasmën e të vëllait Ruzgar Erkoçlar, i cili në vitin 2017 u martua me Tuğba Beyazoğlu.

Majtas Gorkem Erkoçlar, djathtas Ruzgar Erkoçlar

Media turke thotë se ata që ishin dy motra në vitin 2013, tashmë janë dy vëllezër në vitin 2018.

Foto nga dasma e Ruzgar Erkoclar dhe Tugba Beyazoglu

/tvklan.al