Aktorja zbulon varësinë nga droga

Aktorja zbulon varësinë nga droga

15:08 11/11/2019

Aktorja mjaft e njohur, Jamie Lee Curtis ka zbuluar së fundmi se ajo së bashku me babain e saj kanë konsumuar drogë. Ylli i Hollywood ka pranuar varësinë nga droga, por gjithashtu është e vetëdijshme se familja e saj ka patur gjithashtu probleme të mëdha nga konsumimi i lëndëve narkotike.

Në një intervistë për “Variety’s Recovery Issue”, ajo është shprehur: Unë dhe babai im kemi konsumuar të dy së bashku drogë. Unë kam patur 6 vëllezër, por tani kam vetëm pesë. Vëllai im, Nikola vdiq në moshën 21- vjeçare nga mbidoza.

Për 10 vite askush nuk e kishte kuptuar se Curtis merrte drogë, derisa motra e saj e zbulon dhe ajo “detyrohet” të kërkojë ndihmë për të luftuar varësinë e saj.

Aktorja ka pohuar se i është dashur shumë për të larguar këtë varësi, por falë ndihmës së bashkëshortit të saj dhe dy fëmijëve që e kanë mbështetur arriti të kapërcente këtë periudhë të vështirë të jetës së saj. /tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi