AKU bashkohet me ISHSH

AKU bashkohet me ISHSH

15:52 10/10/2019

Gjobat do të jenë titull ekzekutiv

Qeveria ka vendosur që të riorganizojë nga e para mënyrën e kontrollit të cilësisë së ushqimeve.

Televizioni Klan ka siguar një projektligj të përgatitur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i cili shkrin Autoritetin Kombëtar të Ushqimit dhe Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor në një agjenci të vetme.

Njësia e re që do të krijohet do të jetë përgjegjëse jo vetëm për monitorimin e zinxhirit të sigurisë ushqimore, por edhe për higjienën dhe kushtet ku tregtohen produktet.

Aktualisht, Inspektoriati Shëndetësor vepron në fushën e kontrolleve të higjienës e në disa raste ka kompetenca të njëjta me AKU-në.

Pritet që 15 mijë biznese të cilat kontrollohen nga ky inspektoriat të jenë nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Ushqimit.

Reforma përfshin po ashtu edhe rritjen e numrit të inspektorëve në AKU, ku nga 260 inspektorë që janë sot, organika të rritet në 380.

Ndryshimet në ligjin “për Ushqimin” parashikojnë edhe ashpërsim të masave për bizneset, të cilët tashmë do të duhet të paguajnë gjobën që vendoset nga AKU pa pritur më parë vendimin e gjykatës.

Në ligj përcaktohet se gjoba do të ketë titull ekzekutiv dhe se do të krijohet një njësi e posaçme për vjeljen e saj. E drejta e ankimimit në Komisionin e Shqyrtimit të Ankesave do të jetë vetëm për penalitetet që janë më të larta se 300 mijë Lekë të reja.

Kontrolli i Sigurisë Ushqimore ka qenë një sfidë e shumë e dekadave në territorin shqiptar. Së fundi, Këshilli i Ministrave shkarkoi Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, duke paralajmëruar reforma dhe ndryshime në këtë sektor.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori