AKU në kuadër të kontrolleve për gjithë gamën e produkteve ushqimore në funksion të sigurisë ushqimore ka pasur në vëmendje edhe kontrollin në restorante.

Trupa inspektuese e AKU-së evidentoi tre subjekte me aktivitet “Restorant” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Konkretisht, gjatë kontrollit që DRAKU, Gjirokastër ushtroi në subjektin me aktivitetin “restorant” “Ana Beqiri” Çarshovë, Përmet u konstatua ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara. Ndërsa në restorantin  “Altin Naçi”, Çarshovë, Përmet u konstatua se mungonte gjurmueshmeria dhe etiketimi i produkteve ushqimore.

Ndërkohë edhe nga DRAKU, Tiranë është evidentuar një subjekt me aktivitet “Piceri/EmiljanoHysenbelliu” pranë sheshit Ëillsoni cili ushtronte aktivitetin në kushte jashtë çdo standardi dhe me kushte të rënda higjeno-sanitare.

Ndaj subjekteve “restorant” “Ana Beqiri” dhe“Piceri/Emiljano Hysenbelliu” u mor masë administrative gjobë 300.000 lekë për secilin si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve. Ndërsa ndaj subjektit restorant  “Altin Naçi” u mor masë administrative gjobë 150.000 lekë.

/tvklan.al