“Lajini mirë dhe shmangni përdorimin e produkteve shtazore të papjekura”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se deri më sot nuk ka prova shkencore që virusi Covid-19 të jetë përhapur nga produktet ushqimore. Në një njoftim për mediat, AKU raporton se në bazë të komunikimeve me autoritetet europiane të sigurisë ushqimore, ato sigurojnë se edhe pse origjina epidemisë ne Kinë ishte kalimi i koronavirusit të ri nga kafshët te njerzit, virusi po përhapet përmes kontaktit mes njerëzve dhe jo nga ushqimi.

“Është e pamundur që ushqimi të jetë një burim i transmetimit të virusit. Në fakt, edhe nëse në origjinën e epidemisë në Kinë ka pasur një kalim të koronavirusit të ri nga kafshët te njerëzit, tani patogjeni po përhapet nga një person në tjetrin, kryesisht përmes teshtitjes dhe kollitjes.”

Edhe Organizata Botërore e Shëndet ka deklaruar se aktualisht nuk ka prova të transmetimit të Covid-19 nga ushqimi, por ka rekomanduar kujdes në pastrimin e produkteve dhe shmangien e konsumit të ushqimeve shtazore të papjekura mirë.

“Të shmanget konsumi i produkteve ushqimore me origjinë shtazore të papjekur ose pak të pjekur, të lahen frutat dhe perimet dhe duart pas prekjes së tyre nëse nuk janë larë më parë.”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ushtron kontrolle nëse tregtarët e produkteve ushqimore po përdorin masat e dezinfektimit, përdorimit të dorezave dhe reduktimin e numrit të personave në ambientet e mbyllura në mënyrë që të mos ketë kontaminim të produkteve. Ndërkohë është urdhëruar heqja e makinave prerëse nga furrat e bukës.

Tv Klan