Akulli hibrid mund të ekzistojë në sistemin diellor. Është arritur të tregohet prania e kësaj forme të re, ku akulli ka një sjellje mes dy gjendjeve, i ngurte dhe i lëngët.

Është quajtur “akulli VII plastik”, dhe krijohet në kushte ekstreme, trysni më të lartë se 50 mijë atmosfera dhe temperatura rreth 300 gradë Celsius. Rezultati i ekipit kërkimor të drejtuar nga universiteti “Sapienza” i Romës, është publikuar ne revistën shkencore “Nature”. Sipas studimit, mund të gjendet në disa prej satelitëve te planetëve të sistemit tonë diellor. 

Ky akull ka veti unike që e veçojnë nga gjendjet e tjera, duke ndikuar shumë në vetitë fizike. Studimi është i rëndësishëm pasi qartëson informacionet të reja mbi natyrën e lidhjeve kimike që krijohen në kushte ekstreme, thelbësore për të kuptuar më mirë vetitë e ujit dhe shumë substancave të tjera, por edhe përbërjet e ndryshme planetare.

Klan News