Akullnajat nëpër botë po reduktohen me ritme të frikshme. Ambientalistët zviceranë thonë se në 2 vitet e fundit, masa e përhershme e akullit në alpe është reduktuar me 10%.

Një reduktim në këto nivele është regjistruar përgjatë 3 dekadave të fundit. Për përshpejtimi i ritmeve të shkrirjes së akujve në këto dy vite është tregues i pasojave katastrofike të ngrohjes globale.

Ambientalistët zviceranë që mbajnë nën monitorim sipërfaqen e akujve thonë se shkak i përshpejtimit të ritmeve të shkrirjes së tyre është i nxehti përvëlues që preku edhe Zvicrën, ashtu si gjithë hemisferën veriore përgjatë këtyre dy viteve të fundit, por edhe reshjet e pakta të dëborës që po reduktohen nga viti në vit.

I njëjti fenomen është vënë re edhe në Antarktidë, ku sipërfaqja e akullit që mbulon brigjet detare të kontinentit të bardhë është reduktuar me 1 milion kilometra katrorë, krahasuar me rekordin e reduktimit të vendosur në vitin 2986.

Tv Klan