Një “përplasje” duket se po ndodh mes Turqisë dhe Qipros Veriore, ndërsa mediat e kësaj të fundit publikojnë artikuj që shkruajnë për një lidhje të mundshme të Presidentit Reçep Tayyip Erdogan dhe ministrit të Jashtëm Hakan Fidan, për korrupsion.
Sipas Cyprus Mail, këta zyrtarë akuzohen nga lideri i opozitës turke Ozgur Ozel për pjesëmarrje në korrupsion në Qipron Veriore, së bashku me biznesmenin e vrarë Halil Falyali.
Më tej shkruhet se gjithçka lidhet me pastrim parash dhe ryshfete.
Për këto, ka reaguar Ministria e Jashtme e Turqisë, duke i përgenjështruar dhe duke i cilësuar si të pabaza. Po kështu shprehet se do të merren masa ligjore lidhur me këto akuza.
“Akuzat kundër Ministrisë sonë dhe Hakan Fidan, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, të publikuara nga një media me në qendër në Republikën turke të Qipros Veriore, janë krejtësisht të pabaza.
Ndaj këtyre akuzave të pabaza, të cilat nuk bazohen në asnjë provë konkrete, do të ndërmerren masa ligjore.
Përhapja e trillimeve të tilla nga qarqe të caktuara në domenin publil, që synojnë të cënojnë besueshmërinë e institucioneve shtetërore dhe të dëmtojnë reputacionin e individëve, përbën një akt të madh të papërgjegjshëm.
Kësaj fushate sistematike shpifjesh, të ndërtuara mbi trillime irracionale dhe të palogjikshme, nuk duhet t’u jepet asnjë besueshmëri”, shkruhet në reagimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme turke.
/tvklan.al