Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë janë rritur sërish për shkak të një deklarate nga ministri turk i Mbrojtjes. Në një deklaratë Hulusi Akar, është shprehur se Greqia është përgjegjëse për përshkallëzimin e tensioneve në Mesdheun Lindor.

Po ashtu ai u ka bërë thirrje fuqive të mëdha si BE dhe SHBA që të mos ndërhyjnë në mosmarrëveshjet greko-turke.

Ministri kërcënoi se Turqia nuk do të lejonte kërcënimet nga Greqia dhe hodhi akuza për mosrespektim të ligjit ndërkombëtar, duke shtuar se nuk do të tolerohej asnjë veprim i gabuar nga kundërshtarët.

Hulusi Akar deklaroi se vendi i tij është për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me paqe dhe dialog dhe ftoi Greqinë që të kishte të njëjtën qasje e të mos kishte një retorikë të fortë lidhur me problemet në Mesdheun Lindor./tvklan.al